Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO rrëzon kërkesën e Sali Berishës, Gjokutaj pas seancës: Nuk u morën parasysh as praktikat e Strasburgut


Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat parlamentare.

Pas përfundimit të seancës avokati i Berishës, Genci Gjokutaj deklaroi për mediat se pala e ish-kryeministrit do të vazhdojë betejën ligjore duke ankimuar këtë vendim.

Ai tha se pa ndryshuar porosia e Ramës nuk ndryshon vendimi i Gjykatës.

“Ata vazhduan në të tyren, ne do të vazhdojmë betejën tonë. Edhe praktikat e Strasburgut dhe të gjitha argumentet që ne bëmë, gjykata nuk arriti të konkludonte. Pa ndryshuar porosia e Ramës, nuk ndryshon vendimi i kësaj gjykate”, tha Gjokutaj.