Kombëtarja shqiptare e futbollit dhe Kosova mësuan kundërshtarët në ligat përkatëse të Ligës së Kombeve në Paris. Shqipëria luan me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë në Ligën B dhe Grupin B1.
Kosova u shortua në grupin C2 së bashku me Rumaninë, Qipron dhe një mes Lituanisë apo Gjibraltarit (play-off).
Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho ndodheshin në Ligën B, aty ku kundërshtari më i fortë ishte Anglia. Ndeshjet do të zhvillohen në pushimet ndërkombëtare që FIFA ka gjatë shtatorit, tetorit dhe nëntorit të këtij viti, ndërsa finalet do të zhvillohen në verën e 2025-ës.
Rezultatet e shortit:
Liga A
Grupi A1 : Kroaci, Portugali, Poloni, Skoci
Grupi A2 : Itali, Belgjikë, Francë, Izrael
Grupi A3 : Holandë, Hungari, Gjermani, Bosnje dhe Hercegovinë
Grupi A4 : Spanjë, Danimarkë, Zvicër, Serbi
Liga B
Grupi B1: Çeki, Ukrainë, Shqipëri, Gjeorgji
Grupi B2: Angli, Finlandë, Republika e Irelandës, Greqi
Grupi B3: Austria, Norvegjia, Sllovenia, Kazakhstani
Grupi B4: Uells, Islandë, Mali i Zi, Turqi
Liga C
Grupi C1: Sweden, Azerbaijan, Slovakia, Estonia
Grupi C2: Romania, Kosova, Cyprus, Lithuania/Gibraltar
Grupi C3: Luxembourg, Bulgaria, Northern Ireland, Belarus
Grupi C4: Armenia, Faroe Islands, North Macedonia, Latvia
Liga D
Grupi D1: Lituania/Gjibraltar, San Marino, Liechtenstein
Grupi D2: Moldavia, Malta, Andorra
Procedura:
Ndarja e vazove në Nations League (Liga e Kombeve)?
54 ekipet kombëtare si gjithmonë u ndanë në katër Liga, ku Ligat A,B dhe C kenë katër grupe me nga katër skuadra. Ndërkohë në Ligën D do jenë dy grupe me nga tre ekipe. Në bazë të rezultateve në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve janë ndarë grupet dhe vazot ku Shqipëria bën pjesë në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Kuqezinjtë në short nuk mund të ndeshen me Slloveninë, Irlandën dhe Malin e Zi, pasi bëjnë pjesë në të njëjtën vazo. Ndërkohë kundërshtari më i fortë që rrezikojnë kuqezinjtë është Anglia, që ndodhet në vazon 1 të Ligës B. Rivalët e tjerë të mundshëm nga kjo vazo janë Austria, Çekia dhe Uellsi.
Si funksionon gara në Nations League (Liga e Kombeve)?
Fituesit e katër grupeve në Ligën B edicionin e vitit të ardhshëm do ngjiten në Ligën A, ndërsa katër vendet e fundit të katër grupeve në Ligën B do zbresin në Ligën C. Kjo vlen për secilën Ligë, me përjashtim të D që nuk mund të zbresin më shumë.
Ndërkohë për herë të parë këtë edicion do ketë një tur shtesë pasi të mbarojnë ndeshjet në grupe. Vendet e para të katër grupeve në Ligën A do luajnë çerekfinalet me katër vendet e dyta të katër grupeve po në Ligën A. Nga këto katër ndeshje do përcaktohen gjysmëfinalistët dhe më pas sipas formulës edhe kompeticioni.
Dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve do jenë nga datat 5-10 shtator, ndërsa për secilën kombëtare, me përjashtim të grupit D do kenë nga 6 ndeshje.
Edicionin e fundit të Ligës së Kombeve Shqipëria u rendit e fundit në grupin e saj në Ligën B, por për shkak se Rusia u përjashtua nuk zbriti në Ligën C. Ky moment shënoi edhe fundin e aventurës për trajnerin Edy Reja, ndërsa me Sylvinhon kuqezinjtë kanë siguruar Europianin “Gjermani 2024”.
Kalendari i ndeshjeve:
Ndeshja 1 – 5-7 Shtator 2024
Ndeshja 2 – 8-10 Shtator 2024
Ndeshja 3 – 10-12 Tetor 2024
Ndeshja 4 – 13-15 Tetor 2024
Ndeshja 5 – 14-16 Nëntor 2024
Ndeshja 6 – 17-19 Nëntor 2024