Vendosni fjalën kyçe....

Noka “i armatosur” me miell e vezë, Sula me euro, çfarë ndodhi sot në Parlament (Foto/Video)


Seanca plenare e ditës së sotme ka zgjatur vetëm 21 minuta, pasi Rithemelimi me zhurmues në sallë bllokoi sërish punimet.

Ndërkohë, teksa sot pritej të votohej ligji për kthimin e basteve online, me kërkesë të PS u ndërrua rendi i ditës dhe votimi u shty.

Ashtu siç e kishin paralajmëruar, deputetët e opozitës vendosën të shkaktonin përsëri kaos në Kuvend, ku nisën aksionin opozitar duke  lyejer me miell punonjësit e Gardës. Ishte deputeti Flamur Noka ai që iu hodhi miell punonjësve.

Ndërkohe Deputeti Dshnor Sula vendosi të paraqitet sot në Kuvend me një veshje ndryshe, i veshur me euro dhe dollarë.

“Para disa vitesh Rama tha do i japim fund marrëzisë, sot ka nisur cmenduria për mazhorancës. Përfundoi pastrimi i parave me kullat e ndërtuara. Krimi dhe trafiqet e kokainës të investoheshin në Ndërtim. Tani pastrimi do bëhet me bastet”, tha ai.

Pas hyerjes në seancë dhe zhvillimeve të rendit të ditës Deputetët e opozitës vijuan duke penguar punimet në  Kuvend nëpërmjet  zhurmuesve.

Gjithashtu pas mbajtjes së fjalimit në foltore deputeti opozitar Edi Paloka vendosi të djegë rregulloren e Kuvendit.

Nga ana tjetër deputeti Dashnor Sula hodhi një tufë me euro në drejtim të vendit ku qëndronin ministrat.

Teksa Kuvendi votoi kundër amendamentit të Bashës për sigurinë kombëtare, dhe rialokimin e 50 mln euro si ndihmë ushtarake për Kosovën, Lulzim Basha u largua së bashku me deputetët e tjerë. 

 

Pas përfundimit të seancës, Deputeti Flamur Noka ka goditur me vezë makinën e ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj.