Vendosni fjalën kyçe....

Pesë marinsa amerikanë humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit


Pesë marinsat amerikanë u konfirmuan të vdekur pasi helikopteri i tyre u rrëzua në një zonë të largët jashtë San Diegos, ndërsa ishin në një fluturim stërvitor gjatë një stuhie të ashpër, tha të enjten Korpusi i Marinsave të SHBA-së.

Helikopteri i tyre “CH-53E Super Stallion” u rrëzua në Pine Valley, një zonë e largët kodrinore në lindje të qytetit, të martën mbrëma teksa po shkonte për në Stacionin Ajror të Trupave Detare në Miramar, Kaliforni, tha në një deklaratë Trupat Detare.

Trupat e anëtarëve të ekuipazhit u gjetën gjatë një përpjekjeje kërkimi e shpëtimi të kryer nga marinsat dhe autoritetet vendore.

“Me zemër të rëndë dhe pikëllim të thellë ndaj me ju lajmin për humbjen e pesë marinsave të nderuar”, tha Gjeneralmajor Michael Borgschulte në deklaratë.

Helikopteri u nis nga Baza e Forcave Ajrore Creech në Nevada rreth 60 km në veriperëndim të Las Vegasit të martën mbrëma dhe fluturoi në mot me shi dhe borë ndërsa u nis drejt perëndimit. Rreth tetë orë më vonë u raportua se ishte e vonuar.

Ishte e paqartë se çfarë e shkaktoi përplasjen. Një hetim është duke u zhvilluar.