Vendosni fjalën kyçe....

Proteza e Winston Churchill-it kap çmimin e pabesueshëm në ankand


Proteza e montuar në ar, të cilën Sir Winston Churchill e mbante teksa mbante fjalime  të rëndësishme gjatë Luftës së Dytë Botërore po edhe fjalime të tjera të famshme ësntë shitur në ankand për rreth 20 mijë euro.

Kompleti i gjashtë dhëmbëve të sipërm u krijua për të ruajtur buzën e famshme natyrore të kryeministrit britanik të kohës së luftës.

Protezat ishin aq të rëndësishme për të, saqë ai mbante gjithmonë dy komplete me vete.

Kompania e ankandeve “Cotswold” që bëri shitjen, tha se dhëmbët ishin shitur për 20 mijë euro, më shumë se dyfishi i çmimit udhëzues prej 10 mijë eurosh.

Churchill, i cili udhëhoqi Britaninë gjatë Luftës së Dytë Botërore pasi zëvendësoi Neville Chamberlain si kryeministër në vitin 1940, vuajti nga probleme dentare pjesën më të madhe të jetës së tij dhe humbi disa dhëmbë gjatë të 20-tave.

Besohet se deri në katër grupe dhëmbësh janë bërë për të, me të paktën një të varrosur me të, tha The Guardian.

Seti i shitur në ankand ishte bërë për të kur ai ishte 65 vjeç, në fillim të Luftës së Dytë Botërore.

Drejtoresha e shtëpisë së ankandit Liz Poole tha se dhëmbët ishin “ndër artikujt më të pazakontë” që ata kishin shitur ndonjëherë.

“Ne ishim absolutisht të kënaqur me interesin ndërkombëtar për shitjen e dhëmbëve të rremë të Churchill-it dhe relikeve të tjera.” – tha ajo.