Vendosni fjalën kyçe....

PS rrëzoi amendamentet e Bashës, PD zyrtare: Njeriu i “Ballkanit të hapur” nuk mund ta konsiderojë Kosovën pjesë të strategjisë kombëtare


Zëdhënsja e Partisë Demokratike zyrtare, Mirela Karabina ka reaguar me anë të një postimi, se sot Rama rrëzoi propozimin për ta bërë Kosovën pjesë të Strategjisë Kombëtare të Sigurisë.

Reagimi:

Reagim i zëdhënëses së PD, Mirela Karabina

Sot Edi Rama rrëzoi propozimin e Lulzim Bashës për ta bërë Kosovën pjesë të  Strategjisë Kombëtare të Sigurisë.

Nuk është aspak çudi!

Njeriu i “ Ballkanit të hapur” nuk mund ta konsiderojë Kosovën  pjesë të strategjisë kombëtare.

Por, i ndihmuar dhe nga patericat e tij kanë shpërndarë lajme të rreme se gjoja deputetët e PD -së kanë bashkuar votat me ata të mazhorancës.

Vetëm të verbrit dhe të marrët mund të mos shohin e dëgjojnë se votat e deputetëve të PD -së ishin pro përfshirjes së Kosovës në Strategjinë  Kombëtare të Shqipërisë, duke planifikuar t”i akordohen nga 5 miliard lekë (të reja) në vit për mbrojtjen e saj dhe, pika e dytë lidhej me luftën kundër korrupsionit të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.