Festivali i Sanremos i drejtuar nga Amadeus Sebastiani ka regjistruar një audiencë mesatare prej 10,5 milionë shikuesish me një përqindje prej 65,1%.
Rezultate të tilla festivali i ka parë vetëm në 28 vite më parë, në vitin 1995, kur Festivali i organizuar nga Pippo Baudo me Anna Falchi dhe Claudia Koll mori 65,15% të audiencës.
Vitin e kaluar, mbrëmja e parë e Sanremo 2023 kishte marrë mesatarisht 10 milionë shikues me një përqindje prej 62,4.
Kulmi në vlerat absolute të mbrëmjes së parë të Sanremo 2024 u arrit në orën 22:09, kur Daniela Di Maggio, nëna e Giovanbattista Cutolo, doli në skenë, me 16 786 000 spektatorë para ekranit.
Shikueshmëria arriti kulmi edhe në orën 00:15 me 70,1% kur Big Mama performoi në skenë.