Vendosni fjalën kyçe....

Shiti disa herë të njëjtat apartamente në Tiranë, pranga administratorit të firmës ndërtuese


Policia e Tiranës ka arrestuar Sabri Sherën, administratorin e firmës së ndërtimit ‘AA Konstruksion’ nën akuzën se ka shitur disa herë të njëjtin apartament personave të ndryshëm duke përfituar shuma të mëdha parash. Sabri Shera rezulton të jetë arrestuar në vitin 2019 për të njëjtën vepër penale.

TIRANË- Policia ka arrestuar administratorin e firmës së ndërtimit ‘AA Konstruktion’ nën akuzën se u ka shitur të njëjtin apartament personave të ndryshëm. 

Në pranga ka rënë Sabri Shera, i cili në cilësinë e administratorit të firmës, ka përpiluar 2 ose më shumë kontrata shitje për të njëjtat apartamente të një pallati. 

Në pranga ka rënë Sabri Shera, banues në Tiranë . Në cilësinë e administratorit të firmës, Sabri Shera ka përpiluar 2 ose më shumë kontrata shitjeje për të njëjtat apartamente. Nëpërmjet kësaj veprimtarie kriminale, administratori i firmës ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, në 8 raste të ndryshme.