Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë zjarri drejt një makine në Shkodër


Të shtëna me armë zjarri në hyrje të qytetit të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhabije” në hyrje të qytetit.

Dyshohet se është qëlluar drejt një makine tip ‘Citroen’.

Burime nga mediat bëjë me dije se nga të shtënat ka mbetur i plagosur shtetasi Selami Brahimi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht raportohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një automjeti tip Citroen, në të cilën ndodhej Brahimi.

Ende nuk dihet si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat.