Vendosni fjalën kyçe....

Trajneri Sylvinho vlerëson kundërshtarët e Nations League: Është një grup shumë i ekuilibruar


Shqipëria mësoi sot pasdite rivalët e Nations League.

Kuqezinjtë do të masin forcat me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë, takime këto të vlefshme për Ligën B. Trajneri i Kombëtares, Sylvinho dha mendimin e tij për shortin e hedhur në Paris.

“Është një grup ndryshe, është i vështirë me skuadra shumë të forta, por patjetër është grup i ndryshëm nga ato të kualifikueseve të Europianit. Është grup ndryshe, kemi skuadra të forta.  Është një grup shumë i ekuilibruar. Duhet të luftojmë çdo ndeshje për çdo pikë që duhet të marrim në çdo sfidë. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e parë të Europianit, Italinë”, tha Sylvinho.

“Rinovimi? Nuk jemi të shqetësuar për këtë çështje. E dimë që duhet të punojmë shumë për këtë Europian dhe po punojmë me përgatitjet, me miqësoret e mbi të gjitha për ndeshjen me Italinë që është e para në Euro 2024. Kam takuar futbollistët dhe do të vazhdoj ta bëj deri në grumbullim.

Kontratë e parefuzueshme jashtë Shqipërisë? Jo, duhet të shfrytëzojmë çdo moment për të bërë gjëra të bukura. Tani kthehemi në krahun tjetër dhe bëhemi gati për finalet e Europianit.

Dashurinë e shqiptarëve është vështirë ta gjesh? Nuk e diskutoj fare këtë çështje. Tani duhet të punojmë, kemi një miqësore para dhe do të zyrtarizojmë edhe tjetrën shumë shpejt” – Shtoi tekniku.