Vendosni fjalën kyçe....

Biden “e bën” Sisin president të Meksikës, ngatërron Macron-in me Mitterrand-in (Video)


Presidenti Biden ngatërroi të enjten udhëheqësit e Meksikës dhe Egjiptit gjatë një konference për shtyp, në të cilën ai hodhi poshtë me forcë një raport të Këshilltarit Special që ofronte një vlerësim të ashpër të kujtesës dhe aftësive të tij për të kujtuar, shkruan The Hill.

Biden i bëri komentet nga Shtëpia e Bardhë në të cilat ai kundërshtoi ashpër përfundimet e Këshilltarit Special Robert Hur.

“Kujtesa ime është e mirë. Hidhni një sy se çfarë kam bërë që kur u bëra president…si ndodhi kjo? Mendoj se thjesht harrova se çfarë po ndodhte,” tha Biden, me një ton sarkastik.

Por kur iu një pyetje në lidhje me gjendjen humanitare në Gaza, Biden gabimisht iu referua udhëheqësit egjiptian Abdel Fattah El-Sisi si “presidenti i Meksikës”.

“Mendoj se siç e dini fillimisht, presidenti i Meksikës, Al-Sisi, nuk donte të hapte portën për të hyrë ndihmat humanitare. Unë fola me të. Unë e binda atë të hapte shtegun.” – tha Biden.

 

Një klip i komentit udhëtoi shpejt nëpër mediat sociale, ku republikanët e kapën atë si dëshminë e radhës se Biden e “kishte humbur”.

“I dobët dhe i trishtuar”, shkroi këshilltari i lartë i fushatës së Trump, Chris LaCivita në X.

“Asgjë e re. Asgjë”, shkroi këshilltari i Trump, Jason Miller.

Ishte hera e tretë këtë javë që Biden duket se i ngatërron liderët botërorë.

Biden u tha donatorëve në një mbledhje fondesh në Nju Jork të mërkurën një histori në lidhje me udhëtimin e tij në takimin e tij të parë të Grupit të Shtatë (G-7) pas marrjes së detyrës, kur ai deklaroi “Amerika është kthyer”.

Por në rrëfimin e historisë, ai iu referua Helmut Kohl-it të Gjermanisë, i cili shërbeu si kancelar nga viti 1982 deri në 1988. Ai vdiq në vitin 2017.

Angela Merkel ishte kancelarja gjermane në kohën e takimit të parë të G7-ës të Biden si president.

Përzierja i bëri jehonë një rasti të ngjashëm të dielën në një takim të fushatës në Nevada, kur Biden po tregonte të njëjtën histori për takimin e tij me liderët botërorë në G7. Por në atë episod, Biden gabimisht emëroi presidentin e Francës si François Mitterrand në vend të Emmanuel Macron.

Mitterrand shërbeu si president i Francës nga 1981-95. Ai vdiq në vitin 1996. Macron ka qenë në detyrë që nga viti 2017.

Mosha dhe aftësitë njohëse të Bidenit kanë qenë një objektiv kryesor për kundërshtarët republikanë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e The Hill

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani