Vendosni fjalën kyçe....

Futbolli Amerikan vijon shtrirjen në Europë, konfirmon ndeshjen në ‘Santiago Bernabeu’


Futbolli Amerikan (NFL) po vijon shtrirjen në Europë. Tanimë liga elitare e këtij sporti do ketë edhe një ndeshje në “Santiago Bernabeu”, stadiumin emblemë dhe të rinovuar të Real Madridit. Madridi do të presë një ndeshje të sezonit të rregullt të NFL gjatë sezonit 2025.

“Luajtja e një ndeshje në Madrid në vitin 2025 nënvizon zgjerimin e vazhdueshëm të gjurmës globale të ligës dhe ambiciet e përshpejtuara për ta çuar lojën tonë te më shumë tifozë në mbarë botën”, tha komisioneri i NFL, Roger Goodell në një deklaratë.

“Ne jemi krenarë që bashkëpunojmë me Real Madrid, një markë globale, së bashku me qytetin e Madridit, për të sjellë një lojë spektakolare të sezonit të rregullt në Spanjë në stadiumin e klasit botëror Santiago Bernabeu”, shtoi ai.

Pesëdhjetë ndeshje të sezonit të rregullt NFL janë luajtur në vende të tjera veç SHBA-së gjatë historisë së ligës, me Londrën, Mynihun, Frankfurtin, Mexico Cityn dhe Toronton që kanë pritur nga një duel. Sao Paulo në Brazil, do të organizojë një ndeshje në 2024 në “Corinthians Arena”, shtëpia e ekipit brazilian të futbollit Corinthians, ndeshja e parë NFL në Amerikën e Jugut.