Vendosni fjalën kyçe....

Grabitësi futet serbes në dyqan dhe merr 75 iPhone, mbush tutat e largohet qetë-qetë para makinës së policisë (Video)


Një hajdut i guximshëm u fut brenda një dyqani Apple në Oakland, SHBA, dhe mbushi brekët e tutat me plot 75 iPhone, ndërkohë që një makinë policie qëndronte e parkuar para dyqanit.

I riu me ngjyrë i maskuar me një kapuç shkëputi nga raftet telefonat një e nga një duke i futur në tuta ndërkohë që klientët e punonjësit e shihnin qetësisht.

Ngjarja u kap me video nga një prej klientëve po askush nuk u përpor ta ndalojë grabitësin i cili më pas, kaloi ngjitur me makinën e policisë para se të largohej.

Sipas mediave në SHBA, punonjësit e Apple janë udhëzuar që të mos ndërhyjnë në përpjekjet për vjedhjen e dyqaneve për të shmangur dhunën e mëtejshme.

Sipas Mercury News lidhur me ngjarjen janë arrestuar tre persona.