Arrestohet një nga personat e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Metamorfoza’ në kuadër të të cilit në korrik 2023 u arrestua dhe Pëllumb Gjoka, biznesmeni i kazinove, specialisti i Drejtorisë së Krimeve në Volum, Oltion Bistri, prokurori i Kukësit dhe disa anëtarë të bandës së Bajreve.
Policia e cilëson 32 vjeçarin person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore dhe për prangosjen e tij në banesën ku fshihej, në fshatin Kuç të Shkodrës mbrëmjen e 8 shkurtit 2024 krah forcave të policisë së Shkodrës shkuan dhe forcat speciale RENEA nga Tirana. Ndërkohë SPAK e akuzon në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Sipas SPAK konsiderohet si krahu i djathtë i Eljon Hatos i njohur si ushtari i Ervis Martinajt.
Njoftimi i policisë
32-vjeçari, shtetas me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, për shkak të akuzave/dënimeve për një shumëllojshmëri veprash penale. Konkretisht, i akuzuar nga SPAK-u, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, i shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi në vitin 2021, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, qëlloi me armë zjarri, shtetasit T. P. dhe K. M., si dhe i dënuar me 2 vjet burgim, nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, informoi sot policia.
Precedentët penalë të Shkëlzen Xhenjës
- i kërkuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”
- qëlloi me armë zjarri 2 shtetas, në Shkodër, në vitin 2021
- futi sende të kundërligjshme në IEVP Shënkoll.
Më 16 janar 2024 RENEA ndërmori një operacion për arrestimin e Eljon Hatos duke kontrolluar banesën ku dyshohej se ishte fshehur në Grudë por Hato arriti t’i shpëtonte policisë.
Historiku
Atentati në Skënderbeg dhe hakmarrja 7 muaj më pas
Shkëlzen Xhenja ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet se është një nga autorët e atentatit të mbetur në tentativë ndaj Taulant Pepës dhe K. M., 46 vjeç të ndodhur më 22 shkurt 2021. Këta të dy kanë qenë në makinë që drejtohej nga Pepa kur në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, në afërsi të një pike karburanti kur kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë drejt tyre. Për këtë ngjarje u shpall në kërkim kërkim Eljon (Esmeraldo) Hato, 31 vjeç, Sehar Xhenja, 24 vjeç dhe Shkelzen Xhenja, 29-vjeç.
7 muaj më pas më 19 shtator 2022 ekzekutohet kushëriri i tij 19 vjeçar. Erjon Xhenje ishte djali i xhaxhait të 19-vjeçarit, Sehar Xhenje, i cili është në kërkim për tentativë vrasjeje pasi qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin po lëvizte Taulant Pepaj në shkurt të vitit 2021. 19 vjeçari ishte duke pirë kafe, ndërsa u qëllua me breshëri plumbash nga autorët që po lëviznin me motoçikletë duke e lënë të vdekur në vend. Në atë kohë babai i deklaroi policisë se djali i tij ishte i pafajshëm dhe se në fisin e tyre probleme kanë vetëm nipërit.
Të arrestuarit deri tani tek “Metamorfoza” dhe personat ne kerkim
Në opeacionin e ndërmarrë në kuadër të operacionit “Metamorfoza” në korrik të 2023 SPAK kishte firmosur 15 urdhërarreste ndërsa ishin ekzekuar 6 prej tyre.
“Metamorfoza” te arrestuarit dhe ne kerkim
Oltion Bistri- Specialisti i Drejtorisë së Krimeve në Volum – u arrestua
Xhevahir Lita- Prokuror i qarkut Kukës
Astmer Bilali- Anëtar i bandës së Bajrave dhe ish boksier i Vllazënisë
Ardit Hasanbenga- Ish Shefi i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat
Pëllumb Gjoka- Njihet si biznesmen i kazinove
Edmond Preka- Shoqërues i biznesmenit, Pëllumb Gjoka
Behar Bajri – akuzohet për vrasje me pagesë i arrestuar në Francë. U ekstradua në 16 nëntor 2023
Ndër personat e shpallur në kërkim në kuadër të këtij opeacioni
Denis Bajri Brahovic
-Klaudio Haka
-Prek Kodra
-Aleks Ndreka
-Arsat Bashli
-Bardhyl Marvraj
– Elion Hato