Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizje e papritur në merkato, Arbnor Muja transferohet tek skuadra turke ‘Samsunspor’


Futbollisti i Kombëtares, Arbnor Muja, i cili pak kohë më parë luajti në Ligën e Kampionëve, me Antverp, është transferuar te Samsunspor në Superligën e Turqisë. 

Nga kampioni i Belgjikës, Antverpi, sulmuesi i krahut kaloi te skuadra mesatare turke, Samsunspor që renditet në vendin e 15-të, dhe ketë sezon është në luftë për mbijetesën. 

“Futbollisti i Shqipërisë, Arbnor Muja, që së fundi luajti për Royal Antverp në Belgjikë, ka firmosur për tri vjet e gjysmë me skuadrën tonë”, ka njoftuar Samsunspor. 

Samsunspor vetëm dy pikë më shumë se skuadra e pozitës së 17-të që dërgon të dërgon në kategorinë e dytë turke. Mbetet për t’u parë në qoftë se ky do të jetë hapi i duhur në karrierë për Mujën.