Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit nga sot deri më 12 shkurt


Nga dita e sotme deri më 12 shkurt, do ndalohet lundrimi i mjeteve të peshkimit përgjatë bregut shqiptar.

Ndalimi ka ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme Detare e shkak për këtë është moti i keq që pritet gjatë këtyre katër ditëve.

Ndërrkohë anijet që transportojnë udhëtarë e mjete do lundrojnë normalisht sipas programit.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 09-10-11-12.02.2024  duke filluar nga ora 14:00 datë 09.02.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 8-9 deri 10bft me shpejtësi ere deri 35-45m/s dhe lartësi dallge nga 3.50 deri 4.50 metra. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Të ndalohet dhënia e leje – nisjes gjatë datave 09-10-11-12.02.2024     duke filluar nga ora 14:00 datë 09.02.2024 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar dhe të jenë njoftuar për marjen e masave për sigurimin e tyre.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete momentalisht do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse,nese do te kete ndryshime oraresh apo nderprerje te lundrimit do te njoftojme. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 12.02.2024″ –  thuhet në njoftimin e Drejtorisë Detare.