Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja Kurti-Vuçiç në OKB, Rama: Pa kuptim, Prishtina të koordinohet ngushtë me aleatët


Seancë pa kuptim e ka quajtur kryeministri Rama atë në OKB mes Kosovës e Serbisë.

Ai shkruan se si dy vende që synojnë anëtarësimin në BE, Prishtina e Beogradi duhet të përqendrohen te bisedimet e arritjen e marrëveshjeve financiare, taksat e çështjet e tjera që lehtësojnë jetën e qytetarëve përkatës.

Rama nënvizon se Shqipëria e mbështet Kosovën po njëkohësisht i kërkon asaj që të bashkërendohet me aleatët e saj në çdo hap.

“Ishte një seancë pa kuptim. Këshilli i Sigurimit i OKB-së është e qartë se nuk është vendi për asgjë që lidhet me Kosovën. Si dy vende sovrane që aspirojnë anëtarësimin në BE, Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve për qarkullimin financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera që përfitojnë jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm, duke siguruar edhe një të ardhme paqësore për brezat e ardhshëm. Ndërsa qëndrojmë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t’i theksojë lidershipit kosovar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë. Qëndrimi i palëkundur dhe i vazhdueshëm së bashku me ta tregon ndjenjën e vizionit dhe përgjegjësisë shtetërore, ndërkohë që çdo rast i qëndrimit të vetëm në rrugën e njohjes së plotë e zbeh pozitën e vendit në sferën publike të marrëdhënieve ndërkombëtare.” – shkruan Rama.