Tre persona janë shoqëruar nga RENEA sot në Shkodër. Sipas informacioneve bëhet fjalë për shtetasit Shkëlzen Xhenje dhe Sehar Xhenje dhe një person tjetër, të cilët u gjetën në një banesë në fshatin Kuç.
Shkëlzen Xhenje është i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Ndërkohë këta tre shtetas po merren në pyetje dhe për plagosjen e Selami Brahimit.
Ndërkohë këta tre shtetas po merren në pyetje dhe për plagosjen e Selami Brahimit.
“Aksione intensive gjurmuese, për të lokalizuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të kërkuarit për ngjarje kriminale të mëparshme. Finalizohet operacioni policor i koduar “Historiku”. Reparti Special “RENEA”, në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës, lokalizojnë, kapin dhe arrestojnë një shtetas me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore.
32-vjeçari i ndaluar, me precedent tejet të theksuar kriminal,
- i kërkuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”;
- qëlloi me armë zjarri 2 shtetas, në Shkodër, në vitin 2021;
- futi sende të kundërligjshme në IEVP Shënkoll.
Falë hartimit të detajuar të veprimeve operacionale, konspiracionit të plotë, koordinimit të shërbimeve dhe punës intensive të inteligjencës policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të mbështetura nga ato të Repartit Special “RENEA”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor i koduar “Historiku”. Operacioni rezultoi me lokalizimin në banesën ku fshihej, në fshatin Kuç, kapjen dhe neutralizimin e shtetasit të shpallur në kërkim Sh. Xh., 32 vjeç”, njofton policia.