Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për shpërdorim detyre për taksën e shkollës.
Shefi i organizimit te Rithemelimi, theksoi se këto para të qytetarëve të Tiranës, që duhet të shkonin në investime për kopshte dhe shkolla, kanë shkuar te inceneratori.
“Po bëhet 9 vite me këtë taksë. Me këtë taksë supozohej të paguheshin për shkolla të reja. Veliaj deklaron se do të ndërtojë shkolla dhe asgjë ska bërë. Paratë e taksës së infrastrukturës së shkollës kanë shkuar te inceneratori i Tiranës.
Ka shkolla që janë ndërtuar me këtë taksë, por një pjesë tjetër ka shkuar për inceneratorin dhe te xhepi i Velijat. Kallëzimi bëhet për shpërdorim detyre dhe. Zona e Astirit nuk ka as shkolla dhe as kopshte.
Një familje që ka një biznes, e paguan këtë taksë, por s’ka asnjë shkollë afër. Është taksë antikushtetuese. Të hetohen paratë që kanë shkuar te inceneratorët.”, tha Balliu.