Vendosni fjalën kyçe....

Sekretariati i Etikës përjashton me 40 ditë nga Kuvendi Palokën dhe 20 ditë Dodën


Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 40 ditë nga Kuvendi Edi Palokën dhe me 20 ditë Petrit Dodën, dy udhëheqësit e kaosit të Rithemelimit në seancën plenare të një dite më parë.

Në 20 minuta seancë, mbizotëroi sërish kaosi por këtë herë në mungesë të Flamur Nokës, udhëheqësi ishte Paloka.

Njësoj si herët e tjera, Paloka ndezi pajisjen zhurmuese duke krijuar kaos. Një prej veprimeve të tij që tërhoqi më shumë vëmendje ishte momenti kur dogji rregulloren e parlamentit.

“Gjithashtu deputeti Paloka i vendosi flakës rregullores së Kuvendit dhe më pas e hodhi në drejtim të anëtarëve të Këshillit të Ministrave, duke rrezikuar kështu zjarrvënien në sallë”, thuhet në kërkesën e PS drejtuar Sekretariatit të Etikës.

Petrit Doda sapo nisi seanca plenare u konfrontua me punonjësit e gardës pasi tentoi që të çajë kordonin e ngritur prej tyre në foltoren e Kuvendit, ndërsa iu drejtua me tone të larta dhe me fjalë të rënda fyese anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe drejtueses së seancës.