Vendosni fjalën kyçe....

Shkodër, banorët e Postribës në protestë: Hiqni guroret, po pimë ujë të pisët


Protestë e banorëve të Postribës janë stacionuar përpara bashkisë Shkodër, ndërsa protestojnë në lidhje me ujin e ndotur që pretendojnë se shkon në çezmat e tyre për shkak të guroreve që ndodhen në fshatin Domen.

Me pankarta në duar me mesazhe të forta, banorët kërkojnë ndërprerjen totale të punës nga guroret, ose do të bëjnë vetëgjyqësi.

Protestuesit shoqërohen nga administratori i Postribës, Bledar Brahimataj. Banorët u shprehën se do t’i kërkojnë kryetarit të bashkisë Shkodër Benet Beci që guroret të largohen, ose në të kundërt do ta zgjidhin sipas Kanunit sepse kjo histori ka 5 vite që vazhdon.