Një dyqan me celularë ka rënë pre e vjedhjes. Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Myslym Shyri’, në Tiranë.
Një person dyshohet që ka qenë i armatosur ka hyrë brenda dyqanit dhe ka arritur të marrë rreth 15 celulare.
Ndërkohë Policia e Tiranës ofron shpërblim 5 mijë euro për këdo që jep informacion për autorin e grabitjes së dyqanit 3 Vëllezërit Fejzo në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’. Autori i maskuar dhe me armë ka grabitur 15 celularë dhe është larguar në këmbë.
“Më datë 09.02.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Myslym Shyri”, një person me maskë të zezë dhe me një xhup të kuq, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri pistoletë, ka marrë disa aparate celular në dyqanin e shtetasit M. F., dhe më pas është larguar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje. DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe +355 69 410 0118 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, njofton policia.