Vendosni fjalën kyçe....

UNICEF thirrje për parandalimin e ofensivës në Rafah: Mbi 600 fëmijë janë në rrezik


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët u bëri thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga një përshkallëzim ushtarak në Rafah, në kufirin jugor të Rripit të Gazës, duke paralajmëruar se ka më shumë se 600,000 fëmijë në zonë, disa prej të cilëve janë zhvendosur më shumë se një herë që nga fillimi të luftës.

Drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell tha se përshkallëzimi ushtarak në Rafah do të shënonte “një tjetër pikë kthese shkatërruese në një luftë” që zyrtarët shëndetësorë të Gazës thonë se ka vrarë më shumë se 27,000 njerëz.

Përshkallëzimi mund të rezultojë në mijëra vdekje të tjera për shkak të dhunës ose mungesës së shërbimeve thelbësore dhe të ndërpresë më tej ndihmën humanitare.