Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është dhe një nga ambasadoret më të mira që ka vendi ynë në arenën ndërkombëtare.
Ylli i popit kjo ka promovuar shumë herë Shqipërinë dhe Kosovën në sytë e botës.
E ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel Live në SHBA, këngëtarja ka folur shqip duke i shpjeguar moderatorit disa nga shprehjet më të njohura shqiptare si: ‘i bëri rrush e kumbulla’ ose ‘hyp se të vrava, zdryp se të vrava’.
Dua Lipa e ka shpjeguar në mënyrën më të mirë kuptimin e tyre, duke bërë që ta kaloj testin me sukses.
Gjithashtu dhe këngëtarja e përgëzoi moderatorin dhe mbeti e habitur për mënyrën se si moderatori Jimmy Kimmel foli shqip.