Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i dha të premten titullin “Hero i Ukrainës” Valeriy Zaluzhnyi, pasi e liroi një ditë më parë nga detyra e tij si komandant i përgjithshëm.
Sipas një dekreti të postuar në faqen e internetit presidenciale, çmimi jepet për “arritjet e jashtëzakonshme personale në mbrojtjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës”.
I njëjti titull iu dha edhe kreut të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov.
Një dekret presidencial për shkarkimin e Zaluzhnyi, i nënshkruar nga Zelenskyy, u publikua të enjten, por pritej gjerësisht, përcjell AA.
Zaluzhny akuzohet se është përgjegjës për kundërsulmin e pasuksesshëm të Ukrainës në vitin 2023 kundër Rusisë dhe gjithashtu dyshohet se ka ambicie presidenciale.
Rusia filloi “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë në shkurt 2022 dhe ndërsa po i afrohet vitit të tretë, perspektivat për përfundimin e tij mbeten të paqarta.