Vendosni fjalën kyçe....

Detaje nga vrasja në Kurbin, autorët qëlluan nga jashtë rrethimit të firmës, shënjestër e atentatit pronari


Zbardhen detaje nga ngjarja fshatin Gurëz në Kurbin ku mbeti i vrarë ekonomisti i një firme inertesh dhe u plagos pronari i saj.

Dyshohet se autorët e krimit kanë qëlluar nga jashtë rrethimit të firmës së inerteve.

Kur autorët kanë hapur zjarr, pronari i firmës Ardian Gjeloshi ka qenë duke u futur në ambientet e zyrës së bashku me viktimën ekonomistin Selaman Mihana, në këto momente autorët kanë qëlluar nga avllia e murit rrethues të firmës.

Sipas policisë e gjithë firma është me kamera sigurie. Kur ka ndodhur atentati, te porta e hyrjes ndodhej edhe roja objektit, i cili është marrë në pyetje nga grupi hetimor.

Hetuesit dyshojnë se Ardian Gjeloshi pronari firmës se inerteve ka qenë shënjestra e atentatit.