Partizani ka pësuar një humbje të papritur ndaj Dinamos në derbin e kryeqytetit.
“Të Kuqtë” kanë humbur një rast të artë për të ngushtuar largësinë nga kreu që mbahet prej Egnatias.
Partizani shënoi i pari me Mba në minutën e 10’. Me nisjen e së dytës Dinamoja e rriti nivelin e lojës duke barazuar me Kaçorrin në minutën e 56’ ndërsa më pas Vila shënoi golin e dytë në minutën e 87’.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes Vllaznia mundi Teutën me rezultatin 2-1.
Pas këtij rezultati shkodranët kanë forcuar pozitat në vendin e tretë duke u larguar disi nga ndjekësit ndërsa durrsakët mbeten në vendin e parafundit.