Vendosni fjalën kyçe....

Ernest Muçi te Beshiktashi, feston edhe Tirana


1,8 mln euro në sezon, kontratë deri në 2027, një transferim prej 10 milionë euro, 9 prej të cilave do t’i përfitojë Legia e Varshavës, ndërsa 1 milionë euro shkojnë për klubin e Tiranës, me bardheblutë që zotëronin 10% të kartonit.

Kjo janë shifrat e transferimit të Ernest Muçi te gjigantët e Beshiktash. Ylli kuqezi kaloi me sukses testet mjekësore dhe është gati për këtë aventurë të re në Turqi.

 Me qindra tifozë kishin dalë në aeroport për të pritur Muçin duke i dhuruar një pritje të ngrohtë:

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Është një ëndërr e bërë realitet për mua që të luaj për një klub kaq të madh. Mezi pres të përshëndetem me të gjithë tifozët, të takoj lojtarët dhe trajnerin. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi legjendar në Turqi, u shpreh Muçi.

 I lumtur për këtë transferim u shfaq edhe presidenti i Beshiktash, Hasan Arat: “Ernest Muçi, urime lojtarit dhe Besiktas-it. Shpresoj se së bashku do të arrijmë suksese. Ernest Muçi ishte një lojtar që trajneri ynë e donte prej kohësh dhe kishte dy muaj që punonte për të. Jemi të lumtur që ky transferim u mbyll me sukses”-tha numri 1 i klubit turk.

Largimi i Muçit nga Legia ka sjellë pakënaqësi në radhët e tifozëve polak pasi ylli kuqezi ishte kthyer në një idhull të tifozëve, duke shënuar 21 golat, pjesa e tyre më e madhe gola spektakolarë.