Vendosni fjalën kyçe....

Meta nga Shkodra: Është koha për organizim të fuqishëm të opozitës dhe të Partisë së Lirisë


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Shkodra tha se janë të gjitha mundësitë për të ecur para, por gjithçka vidhet.

Duke u ndalur te ndihma ndaj fermerëve, Meta deklaroi se qeveria shqiptare nuk u jep asgjë, por bën projekte me shifra marramendëse..

“Shkodrën mos e lini me rrugën që ka bërë doktori, se ju e dini që mund të shkojë deri në 4-5 orë deri në Tiranë. Tani thonë duhet të kesh mbi 10 lopë që të përfitosh subvencione.

Serbia jep 385 euro për një lopë jep, Maqedonia subvencionin edhe për çdo qen për fermat. 60% të të ardhurave të pensionistit shkojnë për bukën e gojës. I shikoni se sa ka shkuar çmimi i ushqimeve apo i apartamenteve.

Ne do të japim grant 10 mijë euro për çdo fermer që dëshiron të bëjë një fermë. Do t’i lehtësojmë nga taksat për 5 vitet e para. Paratë këtu janë, por vidhen me projektet e tejfryra me projekte marramendëse.

Është koha për organizim të fuqishëm të opozitës dhe të Partisë së Lirisë. Unë besoj shumë në integritetin e këshilltarëve tanë”, tha Meta.