Fermerët dhe blegtorët kanë protestuar përballë Drejtorisë së Bujqësisë në Devoll. Në shenjë proteste, fermerët kanë shkuar me traktorë të cilët i kanë rreshtuar përballë Drejtorisë.
Ata kanë parashtruar një sërë kërkesash për Ministrinë e Bujqësisë:
1-Barazim të TVSH për produktet bujqësore;
2-Rimbursim për çdo litër qumësht;
3-Naftë pa taksa për mjetet bujqësore;
4-Fatura TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit në ditën e dorëzimit të produktit;
5-Subvencionim për farat dhe fidanët;
6-Subvencionim për produktet organike
Blegtorët shprehen se çmimi i qumështit nga grumbulluesit është 120 lekë për litër, kur në fakt duhet të jetë 170 lekë, pra çmimi është ulur me rreth 30% të vlerës!