Sipas Billboard, marrëveshja e ka vlersuar muzikën e Mbretit të Popit në rreth 1.2 miliardë dollarë dhe konsiderohet të jetë vlerësimi më i madh ndonjëherë i aseteve muzikore të një muzikanti.
Marrëveshja për gjysmën e katalogut, e cila u ble nga Sony Music për rreth 600 milionë dollarë, thuhet se është marrëveshja më e madhe ndonjëherë për një artist solo.
Jackson, i cili vdiq në vitin 2009, vazhdon të mbetet akoma një nga artistat më të dëgjuar në shërbimet e transmetimit të muzikës si Spotify, ku ai ka mesatarisht 40 milionë dëgjues mujor.
Sipas BBC, vetëm dy nga hitet e tij ‘Billie Jean’ dhe ‘Beat’ , janë luajtur më shumë se një miliard herë vetëm në Spotify. me protagonist nipin e tij do të shfaqet në ekranin e madh vitin e ardhshëm.
Gjithashtu marrëveshja thuhet se përfshin këngë nga artistë të tjerë që ishin blerë nga grupi botues i Jackson-it Mijac – duke përfshirë këngët hit nga Ray Charles, Elvis Presley dhe Aretha Franklin, raportoi BBC.
Marrëveshja e Sony me pasurinë e Jackson nuk përfshin honoraret nga shfaqja e Broadway dhe prodhime të tjera teatrale që shfaqin muzikën e tij, raportoi media.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e New York Post