Vendosni fjalën kyçe....

Amnistia penale, Alibeaj kërkon faljen e protestuesve të viteve 2018-2022


Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve u diskutuan tre amendamentet e propozuara në Kuvend për p/ligjin që kërkon 84 vota ‘Për dhënie amnistie’, nga PD zyrtare, nga deputeti Ferdinand Xhaferri dhe Ervin Salinaji.

Lidhur me këto amendamente Enkelejt Alibeaj kërkoi zgjerimin e përfituesve në nenin 6, që të përfshihen edhe protestuesit e PD përgjatë 1 tetor 2018 deri në 31 dhjetor 2022. por kërkoi nga parlamenti të mos bjerë pre e pazareve dhe influencave politike.

Megjithëse ministri Manja më herët ka pranuar amendamentin në funksion të 84 votave që i duhen ligjit në parlament, në këtë mbledhje nuk pati asnjë mendim për propozimin nga përfaqësuesit e ministrisë.  

Në mbledhje nga opozita munguan, Ferdinand Xhaferri dhe Ervin Salianji

“Amendamentet Salianji, kërkon riformuloni në pika 3 e nenit 5. Nuk përfitojnë nga ky nen subjekte për kontrollin e pasurive si dhe çdo deputet a ish deputet i zgjedhur në Republikën e Shqipërisë, kemi koment?”- u shpreh deputeti Nasip Naço

Nuk i kemi futur tek neni, Nuk përfitojnë ai që i është shmangur drejtësisë. Edhe nëse duhet zbutur duhet ta shohim” tha Elsonida Rama, përfaqësuese e ministrisë së Drejtësisë

“Kjo kërkesë nuk përputhet me nenin 5 por tek neni 4, kriteret ndaluese që Salianji e kërkon tek ndjekja penale, Salianji duhet të konsultohet me avokatët e vet” tha Nano.

Përfaqësuesit e ministrisë shprehen se ende nuk i kanë marrë këto propozime por do të shihen në përputhje me aktet ligjore

Nga amnistia pritet të përfitojnë rreth 600 të dënuar dhe propozimi i saj ka nisur që vitin e kaluar por nuk është përfunduar ende për shkak se palës nuk kanë rënë dakord dhe shumicës që kërkohet për votimin e saj.