Bashkimi me Rithemelimin e Sali Berishës papritur pasi erdhi nga vizita në SHBA Gazment Bardhi thotë se nuk kanë lidhje me njëra tjetrën.
I ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report TV, Bardhi tha se së shpejti do të ketë bashkim të të gjithë kampit opozitar.
“Lëvizjet s’kanë lidhje me vizitën me SHBA. Nuk e ngatërroj vizitën në SHBA me zhvillimet brenda PD. E kam bërë të qartë këtë. Sikundër kam premtuar që po punoj bashkë me kolegët e tjerë, 43 deputetët që jemi bashkë, po punojmë për bashkim. Shumë shpejt do të ketë zhvillime për bashkim të të gjithë kampit“, tha Bardhi.