Vendosni fjalën kyçe....

Fredi Beleri i kërkon Gjykatës Kushtetuese përshpejtimin e kërkesës për betimin si kryebashkiak


Fredi Beleri i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese që të caktojë sa me shpejt një datë për gjykimin e kërkesës së tij për betimin si kryebashkiak i zgjedhur.

Ju drejtohem Ju që jeni gardianët e Kushtetutës, që të dëgjoni lutjen time dhe të banorëve të Himarës për caktimin e një date sa më të shpejtë të gjykimit të kërkesës time, duke parë që ka kaluar kohë e gjatë prej 1 viti që pushteti qendror ka cenuar të drejtën e zgjedhjeve në Himarë”, thuhet midis të tjerash në kërkesë.

Kërkesa e Belerit vjen pak ditë, pasi Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese tha gjatë një konferencë për mediat se nuk kishin kërkesë nga palët për përshpejtim të procesit.

Beleri akuzohet për korrupsion në zgjedhjet lokale të vitit 2023.