Fenomi 19-vjeçar i notit në Kinë, Pan Zhanle, arriti të realizonte 100 metrat më të shpejta në histori të dielën, teksa theu rekordin botëror të stilit të lirë në notim për meshkuj dhe u vendos si rezultati më i mirë para Olimpiadës së ardhshme të Parisit.
Pan arriti të klaonte 100 metra me not në stilin e lirë, për një kohë prej 46.80 sekonda 100 metra, ku dhe fitoi medaljen e artë në stafetën 4×100 m në Kampionatin Botëror në Doha, duke rrëzuar rekordin e mëparshëm botëror prej 46.86 të mbajtur nga adoleshenti rumun David Popovici.
“Thyerja e rekordit botëror erdhi natyrshëm . Tani qëllimi im është të notoj edhe më shpejt,” u tha gazetarëve vendasja e Zhejiang-ut pas notit.
“U trondita kur pashë kohën. Nuk e prisja ta arrija këtë rekord, doja ta lija për Lojërat Olimpike 2024 në Paris.
“Është një nder për mua dhe është motivim si për notarët e rinj ashtu edhe për të moshuarit. Unë besoj se mund të arrij edhe më shpejt se koha e sotme.”
Pan u shpreh për mediat kineze se ai atë ditë kishte pak ethe, por ndihej në gjendje të mirë, duke informuar trajnerët e tij se “mund të ketë një surprizë” në ndjeshje.
Pan është i pari kinez që mban rekordin botëror në këtë ngjarje. Vetëm pesë meshkuj kanë thyer barrierën e 47 sekondave në historinë e 100 metrave stil i lirë.
Pan ka qënë dhe më parë një rekordmen aziatik pas një daljeje në Kampionatin Botëror në Fukuoka, Japoni para disa muajsh.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e CNN