Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli kryen sulme ajrore në Rafah, lirohen 2 pengje, 67 viktima


Izraeli liroi dy pengje izraelito-argjentinase të mbajtura nga Hamasi në Rafah të hënën në një operacion të egër shpëtimi që vrau 67 palestinezë në qytetin jugor të Gazës, ku rreth një milion civilë kanë kërkuar strehim nga bombardimet me muaj. 

Në Rafah janë strehuar 1.4 milionë palestinezë të cilë janë zhvendosur aty t’u shpëtuar luftimeve ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në pjesët e tjera të territorit.

Banorët thanë se sulmet izraelite goditën disa shtëpi dhe xhami.

Ushtria izraelite tha se goditi “objektivat terroriste” në një pjesë të Rafahut dhe se sulmet përkonin me një mision gjatë të cilit u shpëtuan dy pengje izraelite që mbaheshin nga militantët e Hamasit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vlerësoi operacionin, duke thënë se Izraeli “nuk do të humbasë asnjë mundësi” për të kthyer pranë familjes personat që janë marrë peng.