Vendosni fjalën kyçe....

Kandidatët e mbështetur nga ish-kryeministri Khan në burg fitojnë shumicën e vendeve në zgjedhje


Kandidatët e lidhur me partinë politike të ish-kryeministrit të burgosur Imran Khan, fituan shumicën e vendeve pasi Komisioni Zgjedhor i Pakistanit shpalli të dielën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të përgjithshme të 8 shkurtit.

Renditja përfundimtare u publikua gati tre ditë pasi votimi u mbyll, një vonesë që ngriti pikëpyetje rreth procesit të numërimit.

Të pavarurit e mbështetur nga Pakistani Tehreek-e-Insaf (PTI) morën 101 vende, të ndjekur nga Lidhja Muslimane e Pakistanit – Nawaz (PML-N) e ish-kryeministrit Naëaz Sharif që fitoi 75, ndërsa Partia Popullore e Pakistanit e Bilawal Bhutto Zardari arriti të rrëmbejë 54.

Pjesa tjetër e vendeve u fituan nga parti të tjera, duke përfshirë Muttahida Quami Movement Pakistan, e cila mori 17.

Një partie i duhen 169 vende në Asamblenë Kombëtare prej 336 anëtarësh për të formuar qeverinë me një shumicë të thjeshtë.