Nga Turqia numri i personave që kanë kërkuar leje pune është 1004. Në vendin e dytë radhitet Bangladeshi, me 722 persona. Në vendin e tretë Serbia me 465 persona. Në vendin e katërt Shqipëria, me 440 persona.
Kosova ka lëshuar mbi 3,600 leje të punës për shtetasit e huaj përgjatë vitit 2023.
Instituti GAP ka njoftuar se krahasuar me vitin 2022, ka pasur një rritje prej 22.4 për qind të numrit të lejeve të lëshuara.
Të dhënat tregojnë se janë 10 shtete që prijnë me numrin e personave që kanë kërkuar leje pune në Kosovë, e ku më së shumti ka qytetarë nga Turqia.
Nga Turqia në vitin 2023, numri i personave që kanë kërkuar leje pune është 1004.
Në vendin e dytë radhitet Bangladeshi, gjithsej me 722 persona që kanë kërkuar punë. Në vendin e tretë radhitet Serbia me 465 persona.
Në vendin e katërt Shqipëria, me 440 persona që kanë kërkuar leje pune.
Maqedonia e Veriut radhitet në vendin e pestë, me 210 persona, kurse nga SHBA numri është 144 persona.
Shteti i Filipineve radhitet në vendin e shtatë me 70 persona, Gjermania në vendin e tetë me 61 persona, Mali i Zi në vendin e nëntë me 43 persona.
Lista përfundon me shtetin e Italisë, me 36 persona që kanë kërkuar leje pune në Kosovë
Ndërkaq, punëtorët e Kosovës për shkak të kushteve jo të mira të punës, mungesa sigurimeve shëndetësore dhe pagat e ulëta kanë shtyrë të braktisin Kosovën dhe të punojnë në vende të ndryshme të Evropës.
Një numër i madh i të rinjve është larguar nga Kosova për gjatë këtyre viteve.
Kurse, vetëm gjatë këtij viti, kur Kosova ka marr liberalizimin e vizave po llogaritet që kanë ikur afro 150 mijë punëtorë.
“Ne kemi paralajmëruar si Sindikatë se mund të kemi rreth 150 mijë punëtorë që do të largohen, megjithatë nuk duhet të japim shifra. Por shifrën që e kemi dhënë për gjatë gjithë vitit, vetëm për një muaj kemi pasur ikje 140 mijë vetëm gjatë janarit. Vetëm nga aeroporti 230 mijë dalje por duke e konsideruar që 50% të tyre kthehet, 25% kanë shkuar të themi tek familjarët e tyre, pjesa tjetër mbetet shqetësuese dhe ne jemi shumë të indinjuar, edhe pronarët e kompanive sepse ata e kanë parë seriozitetin e kësaj pune”, ka deklaruar kryetari i Sindikatës së Sektorit privat të Kosovës, Jusuf Azemi.
VINI RE: Artikulli është pronë intelektuale e Revista Monitor