Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin u shtrua në një spital në Uashington të dielën për trajtimin e “simptomave që sugjerojnë një problem emergjent të fshikëzës”, thanë zyrtarët e Qendrës Mjekësore Ushtarake “Walter Reed”.
Austin, 70 vjeç, ia kaloi detyrat Zëvendës Sekretares së Mbrojtjes Kathleen Hicks.
Ligjvënësit republikanë e demokratë kritikuan Austin muajin e kaluar pasi nuk tregoi për zbulimin e diagnozës së kancerit dhe shtrimet e mëvonshme në spital në dhjetor dhe janar, duke përfshirë edhe presidentin Biden.
Disa republikanë të shquar, përfshirë ish-presidentin Donald Trump, kërkuan që Austin të hiqej nga puna.