Droni edukues i policisë ka zbuluar shkeljet e ndryshme të drejtuesve të mjeteve në rrugë.
Shkeljet e kapura nga droni japin një pamje të qartë të sjelljeve të drejtuesve në rrugë të cilat janë nga më të ndryshimet.
Pozicion jo i dihur në korsi apo edhe këmbësorë që kapërcejnë karrexhata jashtë vendkalimeve të caktuara janë disa nga shkeljet e kapuara nga droni.
Policia rrugore nëpërmjet pamjeve kërkon që të edukojë përdoruesit e mjeteve apo këmbësorët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
“Në përpjekjen tonë të vazhdueshme për të rritur sigurinë në rrugë, ne kemi përdorur teknologjinë më të fundit të dronëve për të identifikuar dhe ndërgjegjësuar mbi dy shkelje të zakonshme që rrezikojnë të gjithë përdoruesve të rrugës. Përmes “Dronit Edukues”, ne kemi kapur pamje të qarta nga lart të sjelljeve që duhet të ndryshojnë.
Neni 152 i Kodit Rrugor: Drejtuesit e mjeteve shpesh nuk zënë pozicionin e duhur në korsi kur kanë për qëllim të kthehen majtas ose djathtas. Kjo sjellje jo vetëm që shkakton konfuzion dhe bllokim të trafikut, por rrit edhe rrezikun e aksidenteve.
Neni 188 i Kodit Rrugor: Këmbësorët që kapërcejnë karrexhatën jashtë vendkalimeve të caktuara për këmbësorë. Kjo veprimtari rrezikon sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.
Përmes këtyre pamjeve, “Droni Edukues” synon rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut dhe të inkurajojë një sjellje më të sigurt dhe më përgjegjëse nga të gjithë. Ne të gjithë kemi përgjegjësi për të mbajtur rrugët tona të sigurta. Le të marrim këto mesime dhe të punojmë së bashku për një ambient më të sigurt dhe më miqësor në rrugë”-njofton policia.