Dy ministrat e Brendshëm, Taulant Balla dhe homologu i tij italian, u takuan sot në Romë.
Ministri i Brendshëm Balla tha se në këtë takim është dakortësuar për forcimin e bashkëpunimi mes dy Policive. Brenda pak ditësh, do mblidhet në Tiranë grupi teknik për të detajuar te gjitha dakortësitë që janë arritur mes dy ministrive.
Marrëveshjet mësohet se janë bërë në fushën e Krimit të Organizuar, ku së fundmi janë zhvilluar 14 operacione të përbashkëta, në fushën e qasjes së re për agjencinë së konfiskimeve te pasurive të krimit ku eksperienca italiane do të aplikohet edhe në Shqipëri.
Në Tiranë pritet edhe firmosja e këtyre marrëveshjeve pas diskutimeve të grupeve të punës. Ky takim vjen pas takimeve të mëparshme që Shqipëria ka pasur mes Policisë Shqiptare, Italiane dhe Britanike në përballjen me grupet kriminale. Sipas Ballës teksa krimi nuk njeh kufi dhe policia duhet të kalojë kufijtë me bashkëpunim.
Balla tha se ka kërkuar nga ministri i Brendshëm italian, anëtarësimin të policisë rrugore shqiptare në Shoqatën e policive Rrugore Europiane për sfidat e sigurisë rrugore. Për këtë takim të pranishëm ishin edhe dy drejtorët e policisë së Vlorës dhe Durrësit.
Kjo sipas Ballës pasi Shqipëria po pret një tjetër vit turistik. Balla tha se Shqipëria përveç bukurive turistike do të ofrojë dhe sigurinë maksimale për turistët italianë që kanë rezervuar në Shqipëri. Mes të tjerash Balla i shpreh se do të këtë një risi për sa i përket perimetrit blu mes Shqipërisë dhe Italisë.