Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata Kushtetuese lë në fuqi ligjin e kompensimit të pronave të 2022-shit, rrëzon padinë e Komunitetit Mysliman


Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesat e Komuniteti Mysliman Shqiptar, duke lënë në fuqi ligjin për kompensimin e pronave të vitit 2022.

Komuniteti Mysliman Shqiptar kërkoi në padi shfuqizimin e disa neneve të ligjit të ndryshuar në tetor të vitit të kaluar, si dhe të një serie vendimesh të këshillit të ministrave, që janë nxjerrë para dhe pas këtyre ndryshimeve në zbatim të këtij ligji.

KMSH kundërshtonte metodologjinë e përllogaritjes së kompensimit financiar për pronat ndaj të cilave ka ndryshuar zëri kadastral.