Vendosni fjalën kyçe....

Kina synon ndërtimin e digës më të madhe në botë


Kina është kampioni i padiskutueshëm botëror i ndërtimit të digave. Jo vetëm që ata kanë më shumë diga të mëdha funksionale se çdo vend tjetër në botë, por gjithashtu mbajnë rekordin për hidrocentralin me kapacitet më të madh në funksion: Diga e Tre Grykave në lumin Yangtze. Tani, superfuqia e Azisë Lindore është në procesin e krijimit të superdigës së parë në botë, e vendosur për të thyer të gjitha rekordet e mëparshme.

Kina njoftoi fillimisht ndërtimin e të ashtuquajturës superdigë në vitin 2021 kur Kongresi Kombëtar Popullor miratoi Planin e 14-të pesëvjeçar të vendit.

Diga do vendoset në rrjedhën e poshtme të lumit Yarlung Zangbo, i njohur si lumi Brahmaputra në Indi, midis ultësirave të Himalajeve në Rajonin Autonom të Tibetit. Lumi kalon përgjatë Kanionit të Madh Yarlung Zangbo, kanioni më i thellë në botë që shtrihet për 504.6 kilometra, pak më i gjatë se Grand Canyon në SHBA.

Ai synon të shfrytëzojë sasinë e madhe të energjisë potenciale që mbahet brenda lumenjve dhe shkëmbinjve të këtij rajoni epik. Në total, ai mund të shfrytëzojë trefishin e sasisë së energjisë hidroelektrike të prodhuar tashmë nga termocentralet e Tre Grykave, sipas medias shtetërore.

Qeveria e ka justifikuar planin duke thënë se do ndihmojë Kinën të arrijë objektivin e saj për të arritur kulmin e emetimeve të karbonit deri në vitin 2030 dhe asnjanësinë e karbonit deri në vitin 2060.