Afrika e Jugut është shtëpia e disa prej udhëtimeve më luksoze, nostalgjike me tren që ofrohen kudo në botë. Por për disa entuziastë, një tren që nuk shkon askund është tërheqja e yjeve të vendit.
Kruger Shalati, Treni mbi urë është një hotel në Skukuza në Parkun Kombëtar Kruger, një nga rezervatet më të mëdha të Afrikës. Përbëhet nga një grup vagonash treni të rinovuara në 24 suita moderne me ballkone dhe një pishinë me pamje nga lumi Sabie.
Jerry Mabena, kreu i Motsamayi Tourism Group, që zotëron hotelin, thotë se sipërmarrja i përket ditëve më të hershme të parkut, kur trenat me avull kalonin nëpër Kruger në vitet 1920 në linjën hekurudhore Selati.
Trenat dikur ishin jetik për turistët që hynin në Kruger dhe madje do të parkonin gjatë natës në të njëjtën urë ku ndodhet hoteli sot. Një linjë e re hekurudhore e ndërtuar në skajin e Krugerit në vitet 1970 e nxorri linjën dhe urën e Selatit në pension, por në vitin 2016 u krijua një ide për të rikthyer urën në lavdinë e saj të mëparshme.
Brendësia e vagonëve është rinovuar në mënyrë modern ndërsa pamja jashtë është e jashtëzakomshme pasi kafshët e egra e rrethojnë hotelin tren nga të gjithë krahët.
Dhomat dyshe në tren fillojnë nga 9,950 Rand (530 dollarë) për person, për një natë për mysafirët ndërkombëtarë, me zbritje për qëndrime më të gjata.