Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një dalje për mediat sulmoi ashpër qeverinë Rama për korrupsion.
Ai tha se shqiptarët paguajnë 60% nga xhepi për shëndetin, më shumë se kudo tjetër.
“Korrupsioni i shfrenuar dhe skizofrenik është i vetmi qëllim madhor i “Rilindjes” u shpreh Meta.
Meta tha se ky hendek i madh i qeverisë me transparencën, i jep edhe më shumë shtysë vendosmërisë së Partisë së Lirisë në luftën kundër korrupsionit dhe rikthimit të nevojës për transparencë dhe llogaridhënie.
Meta gjithashtu renditi edhe propozimet e PL-së të refuzuara nga kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj.
Pjesë nga fjala:
Korrupsioni është pjesë e axhendës së qëllimshme antikombëtare të shpopullimit të Qeverisë që premtoi 300 mijë vende të reja pune por detyroi mbi 700 mijë shqiptarë të ikin nga sytë-këmbët nga vendi më i varfër i rajonit, por me koston më të shtrenjtë të jetesës.
Është korrupsioni arsyeja pse 67% e popullsisë mbijeton sot në varfëri, me paga dhe pensione qesharake, me të cilat nuk përballohen dot taksat dhe çmimet stratosferike të ushqimeve dhe barnave.
Është korrupsioni arsyeja e falimentimit të bujqësisë, shfarosjes së blegtorisë, degradimit të arsimit dhe thellimit të injorancës.
Ku ka korrupsion, nuk ka transparence dhe as llogaridhënie! Ato ecin paralelisht!
Është kjo arsyeja pse Shqipëria, kampione në rajon dhe në kontinent për vjedhjet qeveritare dhe rryshfetin është renditur së fundmi në krye të listës edhe për mungesën e transparencës dhe publikimit të dokumentave zyrtare.
Ndaj nuk ka asnjë surprizë nga rezultatet e pritshme negative të Indeksit të Hapjes Rajonale për transparencën dhe publikimin e dokumentave zyrtare, që e renditin Shqipërinë me 24.8 pikë, larg Maqedonisë së Veriut me 27.4 pikë, Kosovës me 34.2 pikë, Malit të Zi me 36.5 pikë dhe Serbisë me 50.2 pikë.
As nuk çuditemi nga fakti që mes ministrive që refuzojnë transparencën, kampione do të ishte Ministria e Shëndetësisë që rezulton se nuk ka bërë publike asnjë vendim.
Është i gjithëpranuar fakti se shëndetësia falas ka qenë dhe mbetet një nga mashtrimet më të mëdha dhe të pabesa të “Rilindjes”, ku 10 vite në pushtet i vetmi rekord i arritur është që shqiptarët paguajnë 60% nga xhepi për shëndetin më shumë se të gjithë në Europën.
Ky hendek i madh i Qeverisë me transparencën, i jep edhe më shumë shtysë vendosmërisë së Partisë së Lirisë në luftën kundërr korrupsionit dhe rikthimit të nevojës ulëritëse për transparencë dhe llogaridhënie, si shtylla kryesore të demokracisë.
Me këtë rast përgëzoj deputetët e Partisë së Lirisë që kanë përgatitur tre nisma konkrete ligjore për garantimin e transparencës dhe llogaridhënies.
Duke e vlerësuar të drejtën e informimit si një të drejtë kushtetuese të patjetërsueshme të qytetarëve shqiptarë dhe si element kyç në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, si dhe duke e vlerësuar atë si prioritet kombëtar dhe me bindjen e plotë se nevojitet një luftë e koordinuar ndaj tyre, deputetët tanë kanë propozuar konkretisht tre amendamente:
Në ligjin “Për të drejtën e informimit”;
Në rregulloren e Kuvendit;
Në statusin e deputetit.
(Të treja amendamentet do ja u vendosim të gjithë gazetarëve në dispozicion).
Në praktikën e komunikimit me institucionet qendrore, lokale dhe të pavarura, janë verifikuar në mënyrë të vazhdueshme bllokime të marrjes së informacionit, të kërkuara në bazë të ligjit.
Këto bllokime kanë shkelur çdo ligj dhe çdo afat ligjor, duke e bërë të pamundur ushtrimin e veprimtarisë kontrolluese të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, përmes deputetëve.
Në mënyrë të veçantë, janë bllokuar informacione për çështje me ndjeshmëri të lartë për interesin publik dhe për implikimet serioze sociale dhe financiare të tyre.
Ky bllokim i qëllimshëm i informacionit, ka thelluar abuzimin me pushtetin dhe korrupsionin, duke prodhuar pasoja shumë serioze për interesin e qytetarëve por edhe financat publike.
Ky bllokim i qëllimshëm është evidentuar përmes kërkesave të përsëritura, të cilat nuk kanë marrë përgjigje, duke formësuar kështu një qëndrim arrogant e të papranueshëm të institucioneve qëndrore dhe lokale, siç është edhe rasti skandaloz i Bashkisë së Tiranës që prej kohësh refuzon transparencën dhe llogaridhënien.
Edhe pas njoftimit të personave të ngarkuar nga ligji për të aplikuar penalitete e sanksione ndaj shkelësve të këtij ligji, ka rezultuar që asnjëra palë nuk kanë vepruar.
Kjo situatë kaq skandaloze kërkon detyrimisht ndryshime ligjore, që parashikojnë përgjegjësi të qarta dhe të forta, në mënyrë që praktika e bllokimit të transparencës dhe llogaridhënies të marrë fund një herë e mirë.
Gjithashtu dua të përgëzoj edhe këshilltarëve tanë vendor, veçanërisht ata në Bashkisë e Tiranës, që po bëjnë një betejë dinjitoze në mbrojtje të interesit publik, transparencës dhe llogaridhënies.
Me këtë rast dua të hedh poshtë edhe pretendimet e gënjeshtërta të Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj gjoja sipas të cilit Partia e Lirisë ka votuar kundër vendimeve për dhënie ndihme ekonomike dhe bonus qeraje për shtresat në nevojë ndërkohë që është krejt e kundërta.
Partia e Lirisë jo vetëm që i ka miratuar të gjitha vendimet që lidhen me dhënien e ndihmës ekonomike dhe bonusin e qerave në Tiranë, por dhe ka propozuar nisma konkrete për shtimin e fondeve të ndihmës ekonomike dhe numrit të përfituesve, në mënyrë që të mos shohim më pamje tronditëse kur përfaqësues të shtresave më në nevojë pretestojnë për bukën e gojës para Bashkisë, duke humbur edhe ndjenjat poshtë zyrës së Erion Veliaj, i cili bën sikur nuk i sheh.
Rikujtoj gjithashtu që Partia e Lirisë propozoi 11 amendamente për heqjen dhe uljen e një sërë taksash dhe tarifash vendore në Bashkinë e Tiranës, nga të cilat qytetarët dhe bizneset do të përfitonin 50 milion euro në vit, por që arbirtrarisht ato u rrëzuan pasi interesi i Erion Veliaj nuk është tek interesi qytetar por tek vjedhja nëpërmjet inceneratorit fantazmë të Tiranës, ku është edhe pronari faktik i saj, sipas vetë ish-Zv/Kryeministrit.
Konkretisht propozimet e Partisë së Lirisë, që u refuzuan nga Veliaj ishin:
➡ 𝐔𝐥𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝟓𝟎% 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐚𝐫𝐢𝐟𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤.
➡ 𝐑𝐞𝐝𝐮𝐤𝐭𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐜̧𝐦𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥 𝐭𝐞̈ 𝐮𝐣𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐛𝐨𝐧𝐞𝐧𝐭𝐞̈𝐭 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞̈, 𝐧𝐠𝐚 𝟔𝟓 𝐥𝐞𝐤𝐞̈/𝐦𝟑, 𝐧𝐞̈ 𝟒𝟓 𝐥𝐞𝐤𝐞̈/𝐦𝟑.
𝐀𝐧𝐮𝐥𝐢𝐦𝐢 i 𝐭𝐚𝐤𝐬𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐧𝐝𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐢𝐧𝐟𝐫𝐚𝐬𝐭𝐫𝐮𝐤𝐭𝐮𝐫𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐥𝐞𝐠𝐚𝐥𝐢𝐳𝐨𝐡𝐞𝐧.
𝐀𝐧𝐮𝐥𝐢𝐦𝐢 i 𝐭𝐚𝐤𝐬𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐡𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐢𝐧𝐟𝐫𝐚𝐬𝐭𝐫𝐮𝐤𝐭𝐮𝐫𝐞̈𝐬 𝐚𝐫𝐬𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞.
𝐀𝐧𝐮𝐥𝐢𝐦𝐢 i 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐮𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐩𝐫𝐢𝐯𝐚𝐭𝐞 𝐦𝐞 𝐟𝐨𝐧𝐝𝐢𝐧 𝐬𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥 𝐧𝐞̈ 𝐥𝐞𝐤𝐞̈ 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐤𝐚𝐥𝐮𝐚𝐫 𝐧ë 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭 𝐦𝐞 𝐦𝟐 𝐧ë 𝐨𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭.
➡ 𝐔𝐥𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝟓𝟎% 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐢𝐯𝐞𝐥𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐚𝐤𝐬𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐭𝐚𝐛𝐞𝐥𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐞𝐟𝐞𝐤𝐭 𝐫𝐞𝐤𝐥𝐚𝐦𝐢𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐨𝐫𝐦𝐞̈𝐧 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤𝐞, 𝐧𝐠𝐚 𝟗𝟎 𝐦𝐢𝐣𝐞̈ 𝐥𝐞𝐤𝐞̈ 𝐦𝟐/𝐯𝐢𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐢𝐬𝐡𝐭, 𝐧𝐞̈ 𝟒𝟓 𝐦𝐢𝐣𝐞̈ 𝐥𝐞𝐤𝐞̈ 𝐦𝟐/𝐯𝐢𝐭.
➡ 𝐔𝐥𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐢𝐯𝐞𝐥𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐚𝐤𝐬𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐧𝐝𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐢𝐧𝐟𝐫𝐚𝐬𝐭𝐫𝐮𝐤𝐭𝐮𝐫𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝟖% 𝐪𝐞̈ 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐢𝐬𝐡𝐭, 𝐧𝐞̈ 𝟐 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝟒% 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐢𝐧𝐯𝐞𝐬𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭.
➡𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐲𝐬𝐦𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐚𝐫𝐢𝐟𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐛𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐞𝐭. 𝐍𝐠𝐚 𝟓𝟕𝟓𝟎 𝐥𝐞𝐤𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐛𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐯𝐨𝐠𝐞̈𝐥 𝐪𝐞̈ 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐢𝐬𝐡𝐭, 𝐧𝐞̈ 𝟐𝟖𝟕𝟓 𝐥𝐞𝐤𝐞̈. 𝐍𝐠𝐚 𝟏𝟎𝟖.𝟏𝟎𝟎 𝐥𝐞𝐤𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝐩𝐚𝐤𝐢𝐜𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝟏𝟏𝟓.𝟎𝟎𝟎 𝐥𝐞𝐤𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐢𝐜𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐛𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐕𝐈𝐏, 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐡𝐞𝐧 𝟓𝟒.𝟎𝟓𝟎 𝐥𝐞𝐤𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝐩𝐚𝐤𝐢𝐜𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝟓𝟕,𝟓𝟎𝟎 𝐥𝐞𝐤𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐢𝐜𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐛𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐕𝐈𝐏.
➡𝐑𝐞𝐝𝐮𝐤𝐭𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐚𝐫𝐢𝐟𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐥𝐞𝐣𝐞 𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢, 𝐧𝐠𝐚 𝟏% 𝐭𝐞̈ 𝐢𝐧𝐯𝐞𝐬𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐥𝐞𝐣𝐞 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐢𝐬𝐡𝐭, 𝐧𝐞̈ 𝟎.𝟓% 𝐭𝐞̈ 𝐢𝐧𝐯𝐞𝐬𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭. 𝐒𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝟏𝟎 𝐥𝐞𝐤𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝟐 𝐩𝐞̈𝐫 𝐥𝐞𝐣𝐞 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐢𝐬𝐡𝐭, 𝐧𝐞̈ 𝟓 𝐥𝐞𝐤𝐞̈/𝐦𝟐.
➡ 𝐑𝐞𝐝𝐮𝐤𝐭𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐚𝐫𝐢𝐟𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐳𝐞̈𝐧𝐢𝐞𝐧 𝐞 𝐡𝐚𝐩𝐞̈𝐬𝐢𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞, 𝐧𝐠𝐚 𝟐𝟎𝟎 – 𝟏𝟓𝟎𝟎 𝐥𝐞𝐤𝐞̈/𝐦𝟐 𝐪𝐞̈ 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐢𝐬𝐡𝐭, 𝐧𝐞̈ 𝟏𝟎𝟎 – 𝟕𝟓𝟎 𝐥𝐞𝐤𝐞̈/𝐦𝟐
𝐀𝐧𝐮𝐥𝐢𝐦𝐢 i 𝐭𝐚𝐤𝐬𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐧𝐝𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐢𝐧𝐟𝐫𝐚𝐬𝐭𝐫𝐮𝐤𝐭𝐮𝐫𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐳𝐨𝐧𝐚𝐭 𝐦𝐚𝐥𝐨𝐫𝐞.
Sigurisht që Erion Veliaj i rrëzoi këto propozime pasi i vetmi interes i tij është vijimi i aferës së inceneratorit inekzistent të Tiranës, për të cilën siç faktoi edhe Partia e Lirisë ai vazhdon dhe shton pagesat duke prekur madje edhe buxhetin për arsimin, pra fondet për ndërtimin e çerdheve, kopshteve dhe shkollave.”, tha Meta.