Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është bashkuar bashkua thirrjeve për pjesëmarrje në protestën kombëtare të 20 shkurtit.
Bardhi ka publikuar në facebook, posterin e protestës. Në poster bëhet thirrje për pjesëmarrje në orën 17:30 në protestën që do mbahet në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Motoja e protestës do të jetë ‘O sot, o kurrë’. Një ditë më parë, Bardhi dhe grupi i deputetëve u rikthyen në selinë e PD, ku morën pjesë në mbledhjen e grupit dhe atë të Këshillit Kombëtar.
Ndërkohë janë zbardhur detaje nga slogani i protestës së opozitës, e cila do të mbahet më 20 shkurt në kryeqytet.
Sipas informacioneve nga nesër mund të nisin takimet në bazë të Nokës dhe Bardhit, takime që pritet të nisin nga Malësia e Madhe.
Pikë diskutimi do të jetë protesta e 20 shkurtit, protestë që ka marrë një vëmendje të madhe ditën e djeshme në takim dhe në Këshillin kombëtarë të PD. Protesta do mbahet më datë 20 në orën 17: 30.
Arsyet për të cilat do të mbahet kjo protestë:
Dili zot vetes familjes dhe Shqipërisë. Vjedhja e shekullit me sterilizimit, inceneratorët, Porti i Durrësit, vjedhje me punët publike, vjedhje me PPP, vjedhje për luks, Skandali i shekullit Rama-McGonigal, drejtësia e korruptuar, kryeministri i korruptuar akuzat e Ahmetaj, shkatërrimi i drejtësisë, arsimit, pluralizmit, fermerët, pensionistët, studentët e harruar.
Ndërkohë sipas informacioneve, pas ditës së djeshme me bashkimin e deputetëve të Bardhit me Berishën, është duke u diskutuar mundësia që dy deputetë të Bashës t’i bashkohen grupimit të Rithemelimit.