Vendosni fjalën kyçe....

Pasardhësi i Dwamena, sulmuesi francez firmos me Egnatian


Vetëm pak orë më parë në media qarkulloi lajmi se pretendët absolut të titullit kampion, për këtë sezon të Superiores, Egnatia është pranë zyrtarizimit të sulmuesit francez, Youba Drame, me 26-vjeçarin, i cili kishte mbetur pa skaudër, pas përfundimit të kontratës 4-vjeçare, me çekët e Zlin, ku zhvilloi plot 117 ndeshje, duke shënuar 12 e asistuar 10 gola.

Prej së shtunës, “pasardhësi” i “legjendës” ganeze, Raphael Dwamena ndodhej në Shqipëri dhe pasditen e kësaj të shtune është prezantuar si lojtari më i ri i “Rrogozhinasve”, të Egnatias, me njoftimin për tifozët e “Zijeshilëve”, që erdhi pas një postimi të klubit, në profilet zyrtare, në platformat online.

Sa i përket kontratës, Drame ka nënëshkuar një kontratë 2.5-vjeçare, e cila pritet të skadojë në verën e vitit 2026, teksa i është besuar fanella me numrin 7, fanellë e cila vetëm pak muaj më parë mbahej nga i ndjeri, Raphael Dwamena, i cili ndërroi jetë, pas një arresti kardiak, që pësoi në sfidën e fazës së dytë, të Superiores, ndaj “Demave të Kuq” të Partizanit.