Vendosni fjalën kyçe....

Përditësimi i ri i WhatsApp do të ndryshojë shkëmbimin e mesazheve


Përdoruesve të WhatsApp po u plotësohet dëshira që kanë ëndërruar, mundësia për t’u dërguar mesazh miqve në platforma të tjera.

WhatsApp ka konfirmuar zyrtarisht se po punon mbi ndërveprimin mes palëve të treta.

Morën fund kërkimet nëpër të gjitha aplikacionet tuaja për mesazhin e fundit që ju dërguan javë më parë. Ata do të jenë të gjithë aty në WhatsApp për sa kohë që janë dërguar në Facebook Messenger apo Instagram dhe ndoshta një ditë mund t’i kontrolloni edhe mesazhet që ju vijnë nga Telegram ose Signal.

Mesazhet e zakonshme dhe iMessage nuk janë ende pjesë e ndërveprimit.

Përditësimi i ri i WhatsApp do të ndryshojë

Lëvizja e fundit e WhatsApp nuk është vetëm për të lehtësuar jetën e përdoruesve. Platforma po ndjek një ligj të ri të BE-së që kërkon që aplikacionet më të mëdha të mesazheve të ndërveprojnë me njëri-tjetrin. iMessage është ende në shqyrtim.

Ligji specifikon gjithashtu se kriptimi i bisedave duhet të ruhet për përdoruesit edhe nëpër platforma, dhe se ata duhet të zgjedhin nëse duan ta përdorin në vend që aplikacionet ta vendosin si opsion automatik.

Kur përditësimi i ri të hidhet në treg, pritet që aplikacioni të fokusohet në mesazhet direkte, duke përfshirë imazhe, mesazhe zanore dhe video. Telefonatat dhe grupet kanë ende një rrugë të gjatë drejt këtij përditësimi.