Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Shqipëria do të doja të ishte dhe sillej si një vend i BE-së në 5 vitet e ardhshme


Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me Tony Blair, ish-kryeministrin britanik tha se teknologjia jep shumë mundësi.

Ai tha se ndonëse ka vizituar 6 herë Emiratet e Bashkuara, nuk kishte parë kurrë një polic në rrugë.

“Nuk na duhet të shtyjmë malet, por të përballemi me sfidat. Kam vizituar mbi 6 herë emiratet e Bashkuara dhe nuk kam parë akoma një polic, kjo falë teknologjisë. Përveç teknologjisë mund të ulim kriminalitetin. Në skenarin e 5 viteve, Shqipëria do të doja të ishte dhe sillej si një vend i BE-së.”, tha Rama në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave aktuale.