Real Madridi ka regjistruar fitore në ndeshjen e parë ndaj Leipzigut, të vlefshme për 1/8 e fazës në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e zhvilluar në “Red Bull Arena” përfundoi me rezultatin 0:1.
Golin e vetëm dhe të fitores për “Los Blancos” e shënoi Brahim Diaz, në minutën e 48-të.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 6 mars, në “Santiago Bernabeu”.
Edhe kampionët në fuqi të Man.City fituan në transfertë ndaj Coppenhagen.
Sfida përfundoi me rezultatin 1-3.
Goli i avantazhit u shënua nga De Bruyne në minutën e 10’, i cili zgjati deri në minutën e 34’ kur Mattsson barazoi shifrat. Bernardo Silva më pas kaloi sërish “qytetarët” në avantazh në minutën e 46’. Ndërsa goli i tretë u shënua nga Foden në minutën e 92’.
Me këtë fitore Man.City është një hap larg kualifikimit në fazën tjetër. Sfida e kthimit do luhet më 6 mars.